Koronavirusi vrasës, që po përhapet me shpejtësi, mund të transmetohet edhe përmes syve. Kështu kanë paralajmëruar shkencëtarët.
Eksperti i njohur kinez, Wang Guangfa tha se ai e ka marrë virusin e ngjashëm me SARS për shkak se nuk mbante veshur syzet mbrojtëse.
Daily Mail shkruan se edhe ekspertë të tjerë kanë konfirmuar se ekziston mundësia që virusi të hyjë përmes syve.
Po ashtu, ata paralajmërojnë se virusi, që mendohet se përhapet përmes kollës dhe teshtimave, mund të lëvizë në trup duke shkuar në sy.
Numri i të vdekurve në Kinë nga shpërthimi i koronavirusit të ri po vazhdon të rritet. “Numri i viktimave që kanë humbur jetën ka arritur në 41. Ndërkohë Komisioni Kombëtar i Shëndetit në Kinë, bëri me dije se gjithsej ishin 1,287 raste të konfirmuara të pneumonisë të shkaktuara nga koronavirusi i ri (2019-nCoV), 237 prej të cilave ishin në kushte kritike.
Ndërkohë mediat e huaja shkruajnë se, Liang Wudong, një mjek në Spitalin Hubei Xinhua i cili kishte qenë në vijën e parë të betejës për të ndihmuar pacientët e prekur nga virusi, ka humbur jetën. Mësohet se mjeku ishte rreth moshës 62 vjeç.
Ndërsa CNN shkruan se është zbuluar se burimi i koronavirusit që mund të jenë gjarpërinjtë si kobra dhe kraiti kinez.
Gjarpri i njohur si kraiti kinez ose kraiti tajvanez është një specie shumë helmuese e gjarprit që gjendet në pjesën më të madhe të Kinës qendrore dhe jugore dhe Azisë Juglindore. Studiuesit përdorën analizën e kodit të proteinave dhe e krahasuan atë me kodet proteinike të një virusi të gjetur në kafshë të ndryshme, si zogjtë, gjarpërinjtë, iriqët dhe lakuriqët, dhe zbuluan se kodet korale të proteinave njerëzore që gjenden te njerëzit janë më të ngjashmet me ato që gjenden te gjarpërinjtë.
Gjarpinj të tillë shpesh gjuajnë lakuriq, dhe sipas disa raporteve, këta gjarpinj shiten gjithashtu në një treg lokal të detit në Wuhan, duke rritur mundësinë që virusi mund të ketë kaluar nga lakuriqët, te gjarpërinjtë dhe më pas te njerëzit, duke çuar në përhapjen e virusit