Visha: Ekspertiza italiane tregoi 100% se nuk është zëri i Geron Xhafës

POLITIKË


Avokati i Geron Xhafës, Ardian Visha tha në “Real Story” se një akt ekspertize e kryer në Itali nga ana e tij tregoi që zëri në audio-përgjim nuk është i Geron Xhafës. Avokati i paraqiti gazetarit Sokol Balla dhe aktin e ekspertizës e cila vërtetonte se zëri i Geron Xhafës nuk ishte ai që shfaqej në audio-përgjim.

Visha sqaroi se ekspertiza është bërë në një studio të njohur italiane “Mariano Pitzianti”, një kompani e përdorur edhe nga ish kryeministri italian Silvio Berluskoni në rastin “Ruby”.

Në lidhje me mungesën e pranisë dhe dëshmisë së Geron Xhafës në një gjyq që nisi pikërisht për të, Visha tha se kjo varet në varësi të procesit dhe nëse dëshmia e tij mund të ishte e nevojshëm atëherë thërritej nga gjykatësi.

Marrja e dëshmisë varet në varësi së si vijon procesi gjyqësor dhe kur shfaqet nevoja e dëshmisë së tij thërritet për të dëshmuar. Unë ju vë në dispozicion aktin e ekspertizës të bërë në Itali nga ana ime, e cila 100% thotë që nuk është zëri i Geron Xhafajt. Kjo vihet re nga mënyra e të folurit janë krejt të ndryshme mes Geron Xhafës dhe zërit në audio- përgjim”, tha Visha.

Me qëndrimin e mbajtur ndaj presidentit Meta duke e cilësuar si një shembull negativ dhe bie ndesh me parimin kushtetues “të gjithë janë të barabartë para ligjit”, Visha tha se “ky nuk ishte një qëndrim politik i tij, pasi ai nuk i përket kësaj fushe”, ndërsa faktin që përflitet se kryeministri ka bërë një akt ekspertimi Visha tha se “nuk ka asgjë të paligjshme bërja e ekspertizës nga ana e Kryeministrit. Nuk kam dijeni nëse Fatmir Xhafaj ja ka dhënë apo jo zërin, por nuk ka asgjë te paligjshme edhe nëse ja ka dhënë.” / Real Story



Skip to toolbar