“Babale thotë se u takuan, qelizat e telefonit treguan se Xhafaj ishte dhjetëra km larg”

POLITIKË


Prova që PD ka paraqitur në gjykatë si pjesë të çështjes “Babale” ku zhvillohet një takim mes Geron Xhafës dhe Albert Veliut, është dhe prova që u përdor nga avokati Ardian Visha në gjyq për mbrojtjen e Geron Xhafës. Visha tha në “Real Story” në News 24 se një takim mes Babales dhe Geron Xhafës nuk ka ndodhur kurrë në Vlorë e aq më pak në lokalin e klientit të tij.

Visha tha se ka pasur një telefonatë, por që qeliza e saj tregon se Xhafaj nuk ka qenë në Vlorë më 24 tetor kur PD pretendon se janë takuar dhe regjistruar audio-përgjimi i famshëm.


“Në këtë proces ka fituar e drejta dhe jo Agron Xhafaj. Nëse e drejta i përket atij, atëherë ka fituar ai. PD ka pasur qëllime politike. PD thotë gjysmë gënjeshtra. Ata thonë shkuam në Vlorë, nuk e gjetëm Agron Xhafajn. Është e vërtetë që e kanë marrë në telefon. Aty i thotë “hë mo pasha ku je”. Dhe aty mbyllet telefoni. Agron Xhafaj nuk ka qenë në Vlorë pas telefonatës, qeliza telefonike e tregon këtë. Atëherë ku ka qenë takimi? Nuk ka pasur takim, sepse Agron Xhafaj ishte shumë larg “Babales”. Nuk  kam prova që Alizoti të jetë në këtë rast, por e di që është mik i Babales dhe për këtë ka shumë tabulate telefonike që kanë folur si kur ai ishte ën Shqipëri dhe jashtë saj”, tha avokati Visha. / Real Story




Skip to toolbar