Britania e Madhe po përballet me një rritje infeksionesh për shkak të koronavirusit me mbi 100 mijë raste ditore.
Por kjo nuk i ka ndaluar qytetarët britanikë të “shfrenohen” në natën e ndërrimit të viteve.
Miliona britanikë festuan në bare dhe klube nate në Angli, ku festimet vijuan deri në orët e para të mëngjesit.
Megjithëse Skocia dhe Uellsi kishin kufizime të ashpra ndaj koronavirusit, qytetarët u dyndën përtej kufirit, për të shijuar Vitin e Ri.
Të rinjtë britanikë sfiduan temperaturat e ulëta dhe festuan me alkool deri në mëngjes.