Vit i ri, zakone të vjetra: Britanikët s’duan t’ia dinë për virusin

BOTA


Britania e Madhe po përballet me një rritje infeksionesh për shkak të koronavirusit me mbi 100 mijë raste ditore.

Por kjo nuk i ka ndaluar qytetarët britanikë të “shfrenohen” në natën e ndërrimit të viteve.


Miliona britanikë festuan në bare dhe klube nate në Angli, ku festimet vijuan deri në orët e para të mëngjesit.

Megjithëse Skocia dhe Uellsi kishin kufizime të ashpra ndaj koronavirusit, qytetarët u dyndën përtej kufirit, për të shijuar Vitin e Ri.

Të rinjtë britanikë sfiduan temperaturat e ulëta dhe festuan me alkool deri në mëngjes.




Skip to toolbar