Teksa në emisionin “Real Story” po flitej për ngjarjet më të rëndësishme të vitit që po lëmë pas, analisti Skënder Minxhozi u shpreh se një ndër ngjarjet më me peshë ishte e drejta e emigrantëve të diasporës për të votuar. Ai e konsideroi si një nga ato zhvillime që do ta bëjë më të përgjegjshme politikën shqiptare.
“Nëse mund të shtoja një ngjarje tjetër që për mendimin tim është historike, nuk është nga ato ngjarje që bëjnë zhurmë sepse konsumohet gjysma këtu dhe gjysma jashtë vendit tonë. Unë them dhënia e të drejtës së votës së emigracionit është një zhvillim me përmasa historike se Sokol historitë e kombeve kanë marrë të drejtën e votës shënohej fortë në kalendar, madje dhe festohej si datë.
Unë mendoj që për arsye krejt të tjera, zgjedhjet e ardhshme shqiptare praktikisht gjysma e popullësisë së këtij shteti që nuk jetojnë më këtu prej vitesh dhe e fiton këtë të drejtë dhe e ka fituar me prezencën e saj të madhe dhe na ka mbajtur ekonomikisht për shumë e shumë vite, kur nuk mund të prodhonim diçka të mirë ne këtu brenda.
Unë mendoj që fitorja e të drejtës së votës për shumë shqiptarë, shpresoj të na shkojë mirë, mendoj që është një nga ato zhvillime që ndoshta do ta bëjë më të përgjegjshme politikën shqiptare. Është një votë shumë më përfaqësuese”, tha Minxhozi./abcnews.al