Analisti Mentor Nazarko komentoi zhvillimet e vitit që po lëmë pas dhe të vitit që presim të hyjmë.
Sipas tij, viti i ardhshëm përveç kuadrit politik me zgjedhjet e shumëdiskutuara të pranverës, do të ketë dhe ngjarje që testojnë përparimin e marrëdhënieve ndërkombëtare, ku përmendi këtu takimin e Komunitetit Europolitik në Shqipëri.
“Në qoftë se në dialogun Kosovë- Serbi do të mund të kishim përparime apo nëse Trump do të kishte mbyllur dialogun e famshëm midis dy kombeve dhe këtu përfshij dy kombet Shqipërinë dhe Kosovën ndoshta në këtë lloj ballafaqimi mund të kishim një pamje tjetër, ku momenti sportiv do të ishte dominant.
Kjo është një dëshirë që ne t’i ofronim një pamje tjetër botës edhe për të reflektuar për këto që kanë ndodhur. Do të ishte ideale sepse që nga 2014 deri më tani midis dy kombeve ka ndodhur një proces afrimi në turizëm dhe pse jo në marrëdhëniet Rama- Vuçiç në marrëdhëniet e biznesit të nxitur nga ‘Ballkani i Hapur’. Do të ishte kurioze të shihje që nuk do të afektohej nga pjesa tjetër e kombit. Le të shpresojmë që përfshirja e Trump dhe ndoshta stimujt e duhur tek ai.
Ky është një prej atyre momenteve të pritshmë siç është takimi të Komunitetit Europolitik në Shqipëri disa ditë pas zgjedhjeve. Kjo është një nga ato angazhimet madhore të një vendi të vogël si ne, ka filluar të na duket e zakonshme, por nuk është e tillë. Është një akt interesant sepse ndodh në kuadër të konfliktit Rusi- Ukrainë, ka ardhur Trump në krye të SHBA dhe Shqipëria është më afër BE. Tani në dhjetor mbyllet kapitulli i politikës së jashtme. 2025 përveç ballafaqimit zgjedhor që pritet të ndodh ka dhe ngjarje të tilla që testojnë përparimin në marrëdhëniet ndërkombëtare.“