Viti i Ri, vendet e para të botës që pritën 2020

BOTA


Viti i Ri 2020 ka trokitur në disa vende të botës. Fillimisht të parët që festuan ishin banorët e ishujve të Paqësorit dhe më pas në Zelandën e Re e Australi.

Banorët e ishujve Samoa dhe Kiribati si dhe Auckland në Zelandën e Re kanë pritur mbërritjen e Vitit 2020. Me temperatura të buta vere, qielli i qytetit Auckland u ndriçua me drita dhe ngjyra nga fishekzjarrët. 

 Më pas viti i ri trokiti në Tokio dhe Singapor,  ku nuk munguan spektaklet me fishekzjarrë.

Festa do të vazhdojë në orët në vijim në mbarë globin, ku shtetet një e nga një do të nisin numërimin mbrapsht për të pritur 2020. Ishujt Hawaii janë vendi i fundit që do të festojë ndërrimin e viteve.



Skip to toolbar