Shitësi ambulant plagos administratorin e Sukthit

AKTUALITET


Pas atentatit që ju bë në zyrë kryebashkiakut të Lushnjes, duke e lënë të plagosur nga shpërthimi i një granate, një tjetër zyrtar është plagosur me thikë në Sukth.

I plagosur ka mbetur kreu i njësisë administrative Sukth, Rrapo Osmani ka mbetur i plagosur me thikë, bashkë me një person tjetër, nipin e tij 21 vjeçar, me inicialet K.Osmani.


Osmani është plagosur dy herë me thikë nga një punonjës administrative, pas një sherri të çastit. Nga veprimet  e para hetimore dyshohet se autor i kësaj ngjarje është Algert Meta, 36 vjeçi cili është shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e tij.

Rrapo Osmani ka pasur debate të mëparshme me Algert Metën i cili është tregtar ambulant, ku shpesh i kishte thënë se nuk duhej të tregtonte në trotuar (fruta-perime). Ata kanë pasur edhe një telefonatë mes njëri-tjetrit para ngjarjes. Por për Algert Metën debati nuk është mbyllur aty. Shitësi ambulant i ka shkuar në shtëpi Rrapo Osmanit, ku sërish ka nisur të debatojë me të. Aty ka nxjerrë thikën dhe ka goditur Osmanin, dhe nipin e tij 21-vjeçar që ndodhej në shtëpi.




Skip to toolbar