Kreu i “Lëvizjes Bashkë”, Arlind Qori nga studioja e emisionit “Real Story” në ABC News, foli sa i takon vizionit të tij për të ardhmen, në sferën politike. Jo pak herë ai qenë në mbështetje të sindikatës e fuqisë punëtore në vend me anë të kryengritjeve apo protestave.
Arlind Qori tha se synimi i tij është që të arrijë të bëjë një Kod Pune, i cili respekton dhe nuk denigron të drejtat e punëtorëve.
“Ne nuk kemi përvoja të Britanisë së Madhe ku sindikatat formojnë partinë laburistë. Ai është shembulli perfekt ku sindikata ka partinë e vet. Në Shqipëri nuk ka sindikatat sepse sa herë që janë ngritur është shkelur kodi i punës nga shteti. Sa herë që është bërë ngritje mes punëtorëve në ‘call center’ apo minatorëve janë hequr nga puna nga oligarkët. Në asnjë rast Kodi i Punës nuk është zbatuar. Është dhënë shembulli i keq që mos guxoni të ngriheni. Ne do të ngremë çështjet e punës, kodin e punës. Ne protestuam për minatorët e bulqizës PD heshti nuk tha asnjë fjalë, heshte. Nuk kemi hapur luftë as një kundërshti ndaj të pasurve. Ne e kemi kundërvënien me oligarkët, që janë ndërtuesit më të mëdhenj të vendit, janë ata që përfitojnë nga ligje klienteliste, janë ata që marrin lejet kryesore të ndërtimit. Ne kundërshtinë e kemi me këtë numër të vogël numerike, por shumë të pushtetshëm”, tha Arlind Qori./abcnews.al