“Duhet t’u japim qytetarëve edhe një adresë elektorale”/ Arlind Qori në “Real Story”: Vijmë si një e majtë ideologjike

Më të fundit


Kreu i Lëvizjes “Bashkë”, i ftuar në emisionin “Real Story” në ABC News, u shpreh se e sheh të majtën si ide dhe jo si një përkatësi familjare.

Gjatë bashkëbisedimit në studio foli për rëndësinë e drejtësisë, si edhe mundësitë që të gjithë qytetarët duhet dhe meritojnë të kenë të drejta bazike. Gjithashtu shtoi se në sferën politike duhet të luftojmë për interesat e atyre që nuk lufton askush.

“Për mua e majta është ide, nuk është përkatësi familjare apo marrëdhënie klaniste. Është ide e drejtësisë shoqërorë, e një shoqërie ku njerëzit kanë mundësi të barabarta dhe të drejtat bazike i kanë të gjithë. Që i vogël më irritonte abuzimi me të gjitha kuptimet e fjalës. Dhe ndaj që në fillim në Lëvizjen Bashkë kemi thënë hajde të mblidhemi bashkë dhe të luftojmë duke nisur që nga punëtorët që paguhen keq punojnë edhe 12 orë në ditë. Dhe më pas të mendojmë edhe për grupe të tjerë në dhjetor të 2022 morëm vendimin që nuk mjaftojnë vetëm protestat, por duhet t’i japim qytetarëve edhe një adresë elektorale, mundësinë për të përfaqësuar idetë e tyre dhe besoj tani kemi kapacitetin për të mbrojtur të drejtat e qytetarëve edhe brenda institucioneve”, tha ai.



Skip to toolbar