Vlorë/ Gjendet një trup i pajetë në afërsi të Kepit të Gjuzës, dyshohet se është mbytur në det

AKTUALITET


Një i trup i pajetë është gjetur në det në afërsi të Kepit të Gjuzës. Trupi është gjetur nga peshkatarët e Vlorës dhe është duke u transportuar për në tri port dhe më pas drejt morgut të Vlorës.

Nuk dihet ende identiteti i viktimës.

“Sot, rreth orës 16:00, në vendin e quajtur “Kepi i Gjuhëzës”, eikuipazhi i një anije peshkimi, ka konstatuar në det, një trup të pajetë, dyshohet i seksit mashkull dhe ka lajmëruar shërbimet e Policisë Kufitare të cilat menjëherë kanë shkuar në vendgjarje.

Trupi i pajetë do të transportohet në morgun e spitalit, për ekspertizë mjeko-ligjore, deri tani nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, vijon punën për identifikimin e shtetasit/es, si dhe zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të këtij rasti“, thuhet në njoftimin e policisë.



Skip to toolbar