Vlorë, tensione në një lavazh, një 43-vjeçar qëllon me armë zjarri në ajër

AKTUALITET


Momente paniku janë regjistruar mesditën e sotme në zonën e Ujit të Ftohtë në Vlorë. Një person ka qëlluar një herë me armë zjarri në ajër.

Ngjarja ka ndodhur në afërsi të një lavazhi, ku shtetasi me iniciale A.Sh., 43 vjeç ka qëlluar me armë zjarri në ajër.

Nga informacionet paraprake, nuk dihen ende shkaqet e kësaj ngjarje.

Njoftimi i policisë:

Me datë 31.12.2021, rreth orës 11:24, në lagjen “Ujë Ftohtë”, jashtë një lavazho,  dyshohet se shtetasi  A.Sh, 43  vjec, ka qëlluar një herë, në ajër me armë zjarri dhe është larguar me shpejtësi.

Shërbimet e policisë kanë shkuar  menjëherë në vendngjarje dhe vijojnë  krehjen e zonës  për kapjen e shtetasit që dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri në ajër.



Skip to toolbar