Von der Leyen viziton Ballkanin Perëndimor në fund të shtatorit

Më të fundit


Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen do të vizitojë  Ballkanin Perëndimor këtë muaj.

Lajmin e ka bërë me dije vetë presidentja gjatë një fjalimi në Parlamentin Evropian për “Gjendjen e Unionit” ku ka folur edhe për rëndësinë që rajoni i Ballkanit Perëndimor ka për Bashkimin Evropian.


“Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara do të jenë gjithmonë më të fortë së bashku. Dhe sigurisht e njëjta gjë vlen edhe për fqinjët tanë në Ballkanin Perëndimor. Para fundit të muajit, unë do të udhëtoj në rajon për të dërguar një sinjal të fortë të angazhimit tonë në procesin e pranimit. Ne ua kemi borxh të gjithë atyre të rinjve që besojnë në të ardhmen në Evropë ”, tha von der Leyen.

Më tej ajo tha se BE po rrit mbështetjen e saj përmes planit të ri të Investimeve dhe Ekonomisë, me rreth një të tretën e PBB -së së rajonit.

“Sepse, të nderuar anëtarë, investimi në të ardhmen e Ballkanit Perëndimor është investim në të ardhmen e Bashkimit Evropian”, theksoi ajo.

Mësohet se me 28 shtator ajo do të vizitojë  Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, me 29 shtator do të vizitojë Kosovën dhe do t’i përmbyllë takimet në Serbi dhe Bosnje-Hercegovinë.




Skip to toolbar