ABC News dhe Angi Ricerche zbulojnë sot të dhënat e sondazhit të dytë për zgjedhjet e 11 majit.
Në këtë sondazh janë kontaktuar, përmes formave të ndryshem rreth 8400 vetë, nga të cilët janë përgjigjur dhe janë përpunuar e 3 mijë personave.
Pyetjes ‘Kë votoni më shumë kandidatin apo partinë?’ , nga të dhënat 30.1 për qind votuan kandidatin, ndërsa partinë 45.8 për qind.
Gjithashtu nga elektorati i Elbasanit dhe nga të anketuarit 58.3 për qind votojnë PS, 36.1 përqind votojnë AMSH, 4.1 për qind ‘Shqipëria Bëhet’ ndërsa Koalicioni Euroatlantik është me 1.8 për qind.
Krahasuar me shifrat e vitit 2021 dhe me të dhënat e sondazhit të publikuar në ABC News asnjë prej partive të reja nuk prodhon mandate dhe votat e tyre i shkojnë partive të mëdha. Sipas shifrave në këto zgjedhje PS rikuperon një mandat që i ikën koalicionit të Sali Berishës.