Partia Demokratike nuk po gjen rehat me votën e emigrantëve. Në propozimet e fundit për ndryshimet në Kodin Zgjedhur, depozituar në Kuvend, selia blu me në krye Sali Berishën kërkon që të mos ketë asnjë pengesë për të votuar nga jashtë, por të votojë kush të dëshirojë, pavarësisht nese ka apo jo një mjet identifikimi të shtetit shqiptar.
Në argumentimin që shtron Partia Demokratike, thekson se prej vitit 2009, ka zgjedhës që nuk kanë asnjë dokument biometrik apo kartë identiteti, ndaj dhe kërkohet që në dispozitën tranzitore të nenit 184 fraksion 1, të votojnë të gjithë ata shqiptarë që kanë pasaportë apo kartë identiteti, brenda afatit të vlefshmërisë, të lëshuar nga vendet e Bashkimit Europian, Shtetet e Bashkuara të Amerikës si dhe çdo vend tjetër.
Shqetësimi i Partisë Demokratike, vjen nga fakti se sipas saj, nëse nuk merret kjo masë, atëherë u rezulton se do të ketë një pjesëmarrje shumë të ulët të diasporës në zgjedhje, çfarë do të cënonte ndjeshëm besueshmërinë, legjitimitetin apo kushtetutshmërinë e procesit zgjedhor.
Por cceshtja ka një anë delikate. Ka shtete si Gjermania, apo Austria, te cilat nuk pranojnë dy shtetësinë. Pra nëse një shqiptar nga dyseldorfi apo hamburgu kërkon të votojë në Shqipëri, me pasaportë gjermane, me shumë gjasë do jetë duke bërë një gjë të paligjshme, pasi ai nuk ka shtetësinë shqiptare dhe me gjasë ligjërisht nuk mund të votojë.
Ndërkohë që për nënkryetaren e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, propozuar nga Partia Demokratike, Lealba Pelinku, propozimi është teknikisht i realizueshëm, dhe Komisioni mund ta verifikojë zgjedhësin shqiptar, pavarësisht se s’ka dokumente apo shtetësi shqiptare, bazuar tek të dhënat e Regjistrit Kombëtar të Gjendjes Civile, por mesa duket ky sistem nuk është në përputhje me Sistemin PER të regjistrimit të emigrantëve. Këtë e konfirmon Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi i cili në një përgjigje për ABC, thotë prerazi se Jo, sistemi i regjistrimit të emigrantëve, PER njeh vetëm dokumente biometrike shqiptare, dhe jo të huaja, cfare nuk e ben të mundur me sistemin aktual votimin e zgjedhesve shqiptare me dokumente te huaja.
Në rast se ky propozim i Partisë Demokratike, do të gjente dakordësinë në parlament edhe të Partisë Socialiste, atëhere do të hidhte në erë procesin e votës së diasporës realizuar deri tani me sukses nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve, pasi do i hapte rrugë votimit të pakontrolluar nga emigrantët të cilët mund të mashtrojnë lehtësisht sistemin.
Një tjetër propozim që ka depozituar Partia Demokratike, është përfshirja në Kodin Zgjedhor e shtyrjes së afatit të vlefshmërisë së kartave të identitetit dhe pasaportave, duke ditur se në periudhën 15 prill-15 maj u skadojnë dokumentet e identifikimit 1 milionë shqiptarëve. Ketu ajo mund te gjeje dakortesine me socialistet te cilet edhe kur kane qene ne opozite, jo rralle kane kerkuar te njejten gje, duke gjetur konsensus te demokratet.