Votuesit dhe mosvotuesit ndër vite!

OPINION


Nga Eduard Zaloshnja

Rekordi i numrit më të madh të pjesëmarrësve u vendos në zgjedhjet e para pluraliste (1991 e 1992) pas diktaturës komuniste – përkatësisht, 1.84 dhe 1.83 milionë. Ndërkohë edhe rekordi i numrit më të vogël të banorëve mospjesëmarrës (60 mijë dhe 40 mijë) u regjistrua në po ato zgjedhje (Numri i mospjesëmarrësve është llogaritur nga diferenca mes numrit të banorëve të rritur në vend, raportuar nga INSTAT-i, dhe numrit të pjesëmarrësve të raportuar nga KQZ).

Në zgjedhjet parlamentare të 2001-shit (zgjedhjet anormale të 1996-ës e 1997-ës nuk janë përfshirë në këtë analizë) pati një rënie të ndjeshme të numrit të pjesëmarrësve, si rrjedhojë e emigrimit masiv në vitet ’90 dhe e rritjes së numrit të banorëve mospjesëmarrës (shihni grafikun shoqqërues).

Në vitet ‘2000 ka patur një rritje graduale si të numrit të pjesëmarrësve, edhe të mospjesëmarrësve (si rrjedhojë e rritjes së moshës mesatare të popullsië). Përjashtim bëjnë zgjedhjet e vitit 2013, ku u rrit ndjeshëm numri i pjesëmarrësve, ndërkohë që u ul ndjeshëm numri i mospjesëmarrësve.

Për zgjedhjet e vitit të ardhshëm, nga një model statistikor që kam ndërtuar me të dhëna të sondazheve që kam zhvilluar deri më sot (dhe duke presupozuar se identifikimi biometrik i votuesve do të shmangë votimin familjar), më rezulton se numri i pjesëmarrësve do të rrotullohet rreth shifrës 1.5 milion, ndërsa numri banorëve të rritur aktualë mosvotues do të jetë rreth 700 mijë.



Skip to toolbar