Vranë 26-vjeçarin për kondicionerin, policia gjen kallashnikov në familjen Kusi

AKTUALITET


Tre javë pas ngjarjes së rëndë në kryeqytet, ku mbeti i vdekur Indrit Çelaj në shtëpinë e familjes Kusi, policia ka kryer një operacion ‘blic’ në shtëpinë e vëllezërve Albano dhe Griseldo Kusi në fshatin Allgjatë. Mësohet se gjatë krehjes së shtëpisë, policia ka gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri e llojit kallashnikov. Arma është gjetur në shtëpinë e xhaxhait të vëllëzerëve Kusi.

Sipas News 24, mësohet se antenat telefonike zbuluan tre ditë pas ngjarjes, se dy vëllezërit Kusi ndodheshin në zonën e Vorës, nga ku i shpëtuan një operacioni policor për kapjen e tyre. Ende nuk dihet se si dy vëllezërit Kusi i shpëtuan operacionit policor, ndërkohë që Blutë kishin marrë informacion në rrugë  operative për vendodhjen e tyre. Tashmë dyshohet se dy vëllezërit janë arratisur në Greqi duke kaluar në kufirin e gjelbërt.

Në datën 23 gusht, një nga dy vëllezërit Kusi, dyshohet se ka qëlluar për vdekje në banesën e tij shtetasin Indrit Çelaj, i cili vdiq në spital. Viktima ishte punësuar në shtëpinë e familjes Kusi për të rregulluar kondicionerin, ku pas një konflikti të çastit me një nga vëllëzerëit Kusi, ai është qëlluar me armë në kokë. Ndërkohë, prapakisht dyshohet se autori është Griseldo Kusi ndërsa në kërkim janë shpallur të dy vëllezërit.

Pas ngjarjes, policia arrestoi babain e dy vëllëzerve Kusi, Bujar Kusin, i cili ndodhet ende në burg. Ndërkohë dy të tjerë të dënuar janë dhe Ferdinant Bakalli dhe Ali Sula, ndërsa Luan Caka është në arrest shtëpie. Të tre këta persona dyshohet se kanë fshehur ngjarjen.



Skip to toolbar