Erdet Çapoku i cili vrau mbrëmjen e së enjtes kunatën Enkelejda Çapoku punonte si faturino urbanësh, ndërsa vëllai i tij, burri i viktimës është i dënuar me 10 vite burg për trafikim droge. Sipas hetimeve paraprake bashkëshorti i Enkelejdës i kishte kërkuar vëllait të ruante nusen se mos e tradhtonte ndërkohë që ai ndodhej në burg. Por siç duket Erdet Çapoku shkoi në ekstrem dhe në vend që të ruante kunatën e vrau duke e goditur me levë dhe më pas i preu damarët me thikë duke e lënë të vdekur në vend.
Bashkëshorti i Enkelejdës, Elton Çapoku është dënuar me 10 vite burg për trafikim droge.
Në 2014 Krimet e Rënda morën të pandehurit Arben Alla, Elton Çapoku dhe Adrian Çingu. Sipas akuzës këta persona kanë tentuar të trafikonin nga Shqipëria drejt Holandës një sasi prej rreth 186 kilogram lëndë narkotike kanabis sativa. Arrestimi i këtyre shtetasve është kryer pasi, në datën 29.8.2012, shtetasi Adrian Çingu ka tentuar që të trafikojë lëndën narkotike drejt Holandës me anën e një mjeti tip kamion. Sasia e lëndës narkotike është zbuluar në pikën e kontrollit kufitar të Portit të Durrësit, pasi Prokuroria për Krime të Rënda po zhvillonte hetimin në dinamikë. Ndërkohë që u krye arrestimi i shoferit të kamionit, u kryen veprimet e tjera procedurale, në bazë të të cilave u evidentuan përgjegjësitë edhe të shtetasve Arben Alla dhe Elton Çapoku.