“I bënte presion, e filmonte, erdhi i droguar…”, Nëna e Enkelejdës rrëfen vrasjen makabre

AKTUALITET


Erdet Çapoku i cili vrau mbrëmjen e së enjtes kunatën e tij, e ndiqte prej kohësh dhe i bënte presion Enkelejdës, e gjurmonte në çdo minutë, e fotografonte dhe i bënte video. Nëna e Enkelejdës e cila ishte e pranishme dhe ka parë të gjithë ngjarjen makabre të vrasjes së vajzës së saj, rrëfen se Erdet Çapoku i ka bërë presion të vazhdueshëm dhe nuk e linte asnjë sekondë të qetë. Madje thotë ajo, Enkelejda e kishte denoncuar atë në policinë e Kamzës dhe ai kishte dosjen e hapur pasi policia i kishte thënë të mos i afrohej më, pasi do ta fusnin brenda në burg. Por ai ka vazhduar t’i bënte presion dhe ta kërcënonte se do ta vriste, ndërsa burri i Enkelejdës, vëllai i vrasësit ishte në burg dhe i kishte thënë viktimës që të ruante veten dhe vajzën 18 vjeçare pasi ai ishte në burg dhe nuk kishte mundësi të bënte asgjë. Nëna e Enkelejdës rrëfen se mbrëmjen e së enjtes Erdet Çapoku ka ardhur i dehur ose i droguar dhe jo vetëm i ka sulmuar të dyja me levë, por kishte edhe thikë me vete dhe Enkelejdës i ka prerë damarët e dorës si dhe e ka çarë në fytyrë me thikë. Ajo kishte humbur mbi 3 kg, gjak dhe nuk mundi t’i rezistonte plagëve duke ndërruar jetë.

“Burrin Enkelejda e ka në burg. Unë rri me gocën se edhe ajo e ka gocën 18 vjeç dhe nuk e le dot vetëm. Ky maskarai herë pas here vinte i bënte presion. Se pat ndenjur një kohë këtu tek ne, pastaj goca e nxorri me qira. Ajo e mbajti 1 vit dhe pastaj e nxorri se nuk paguante qira, u mor me drogë me pisllëqe, puna e tij. Erdhi shqeu derën dhe i thashë mos shaj se e ke nuse vëllai dhe sikur u mbyll çështja. Pastaj filloi t’i dilte gocës përpara në rrugë. Dilte dhe e filmonte sa herë pinin kafe me gocën kur dilte nga puna. Fotografitë ia çonte të vëllait në burg. Kur shkoi Enkelejda në burg dhe takoi burrin, ky i tha ruaj gocën dhe veten se unë jam në burg nuk kam çfarë të bëj. Enkelejda shkoi dhe e denoncoi kunatin te policia e Kamzës e kishte dosjen të hapur ky. Ata i thanë që nëse do i ngacmosh edhe njëherë këto dy goca ne do të fusim brenda. Ky prapë vazhdoi duke i dalë gocës përpara: Do të vras do të bëj..dhe e shoqëroja unë gocën gjithmonë. Kurse mbrëmë, ka qenë duke pi nëpër lokalet e Paskuqanit, a drogë ka pas pi, erdhi edhe shqeu derën,. Ne flinim te dhoma. Enkelejda thashë erdhi Erdeti me na vra. Kaq thashë. Ky më gjuajti me levë në kokë dhe rashë pa ndjenja. Qe duke i ra dhe gocës së vogël 18 vjeç. Aty u ngrit goca për të ndez dritën ai i gjuajti me levë në tru dhe më pas i preu damarët me thikë dhe e preu edhe të faqja. Ja këtu te dera kishte ra goca. Ka pas edhe thikë në xhep edhe levë. Kur u çova po bërtisja në dritare hajdeni se më kanë varrë gocën, na masakroi Erdeti. Ai iki me vrap, po goca ime kishte mbaru. Erdhi policia e çuam te spitali, apo ajo kishte mbaru që këtu,3 kile gjak kishte humbur. Kjo ka qenë gjithë ngjarja”, rrëfen nëna për News 24.   





Skip to toolbar