Dy autorët e vrasjes së Luljeta Prezën në Urën e Dajlanit, disa ditë më parë, Aldo Ibrahimi dh Ylli Grabovari janë lënë në burg nga Gjykata.
Ngjarja e rëndë ndodhi më datën dy gusht. Sipas burimeve të ABC, dy autorët ishin pjesë e një grupi të cilët vepronin edhe për shpërndarjen e lëndëve narkotike.
Sipas tyre ngjarja ka ndodhur teksa ata ishin nën efektin e lëndëve narkotike.
Personat e akuzuar mësohet se i kanë kërkuar viktimës paratë që ajo kishte mbledhur duke “shitur” trupin e saj, por kjo e fundit ka refuzuar t’ia japë të gjitha me argumentin se ka nevojë të mjekohet për shkak të një aksidenti që i kishte ndodhur një javë më parë.
Policia shoqëroi fillimisht 17 persona, mes tyre edhe dy autorët, të cilët fillimisht u lanë të lirë, por përgjuesi “i mori në qafë”.
“Shpëtuam edhe këtë herë” mësohen të kenë thënë dy autorët pasi u lanë të lirë, e ka qenë pikërisht kjo bisedë që i riktheu përfundimisht në qeli duke pranuar më pas krimin.
Për ngjarjen janë proceduar penalisht edhe 3 vajza të tjera, njëra prej e tyre e mitur, të cilat kanë qenë në vendin e ngjarjes në momentin kur është kryer krimi, por nuk e kanë kallëzuar atë në polici.