Vrasja e 50 vjeçarit në Durrës/ Gjenden shenja gishtërinjsh të familjarëve në qesen që u mbështoll viktima, priten arrestime të tjera

AKTUALITET


Gazetari Leonidha Musai ka ndarë detaje të reja nga ngjarja në Shënavlash të Durrësit, ku 19 vjeçarja Hygerta Meta dyshohet se vrau dhe groposi babain e saj Pëllumb Meta. Gazetari thotë se grupi hetimor ka gjetur gjurmë gishtërinjsh të familjarëve në qesen me të cilën ishte mbështjellë trupi i të ndjerit.

Arma me të cilën është kryer krimi është gjetur dhe është dërguar në laborator. Gazetari thotë se, duke iu referuar burimeve nga policia, se pritet të ketë edhe arrestime të tjera.

“Sipas informacioneve nga policia, nga detajet që kanë mbledhur hetuesit në vendin e ngjarjes por edhe përgjatë këqyrjes së kufomës, ka patur shenja të tjera gishtërinjsh të familjarëve të tjerë, të cilët kanë qenë pjesëmarrës në këtë ngjajre të rëndë por se kush e ka shkrepur armëen akoma nuk është përcaktuar.

Vajza i qëndron deklaratës së thënë në fillim, ku pretendon se ka qenë e vetme dhe deri në fund. Policia tashmë ndodhet në hapat e fundit të hetimeve dhe nga informacionet që kam priten arrestime gjatë orëve në vazhdim. Siç e thashë, janë gjetur gishtërishnj në qesen që ishte mbledhur trupi i pajetë i 50 vjeçarit, që ishte groposur rreth 60 metra larg banesës. Janë gjetur shenja të familjarëve, të cilët sipas polciisë kanë bashkëpunuar në këtë krim të rëndë.”, raportoi gazetari.

Ngjarja tronditëse u zbulua nga policia 10 ditë pasi familja Meta denoncoi humbjen e kontakteve me kryefamiljarin. Gjatë punës për kërkimin e 50 vjeçarit u vu re se asnjë prej familjarëve pavarësisht denoncimit nuk kishte kontaktuar me të në telefon ndërsa makina e tij u gjet e parkuar jo shumë larg fshatit.

Këto detaje nxitën policinë të thellonte hetimet. Gjatë një kontrolli, policia gjeti shumë pranë banesës trupin e 50 vjeçarit mbështjellë me qese dhe batanije. Autorësinë e krimit të rëndë e ka marrë përsipër 19 vjeçarja me pretendimin se i ati donte ta fejonte pa dëshirën e saj me një djalë që jetonte në emigrim./abcnews.al



Skip to toolbar