Vrasja e Egli Progës në Pogradec/ Gjykata rikthen në burg tre dëshmitarët

AKTUALITET


Gjykata e Shkallës së Parë në Korçë ka ndryshuar masën nga “detyrim paraqitje” në “arrest në burg” për tre shtetasit Voltan Shulku, Arian Manellari dhe Leonidha Guçe, të cilët ishin të pranishëm në momentin e vrasjes së 42 vjeçarit Egli Proga, ngjarje e ndodhur më 10 gusht në qytetin e Pogradecit.

Ata kanë qenë të pranishëm kur ka ndodhur ngjarja dhe nuk kanë kallëzuar krimin duke penguar zbardhjen e së vërtetës.  Ndaj tyre rëndon akuza për veprën penale “Veprime që pengojnë në zbulimin e së vërtetës”.

Policia arrestoi si autor të vrasjes Denis Meçin, me akuzën e vrasjes me dashje.

Por Prokuroria e Korçës, në seancën për caktimin e masës së sigurisë, lehtësoi akuzën për Denis Meçin nga vrasje me dashje, në vrasje nga pakujdesia, çfarë solli edhe një përplasje mes policisë dhe Prokurorisë së Korçës



Skip to toolbar