Vrasja e Lleshit tronditi burgun e Peqinit, pas arrestmit të Kamberit, emërohet drejtori i ri (EMRI)

AKTUALITET


Florenc Doka është drejtori i ri i burgut të sigurisë së lartë në Peqin. Sipas burimeve nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve mësohet se emërimi i Dokës është firmosur nga ministri i Drejtësisë Ulsi Manja.

Emërimi i tij vjen pas arrestimit të ish-drejtorit të burgut dhe zyrtarëve të tjerë pas vrasjes së Arben Lleshit nga Sokol Mjacaj.

Florenc Doka më herët ka qënë pjesë e sistemeve të burgjeve. Doka është prezantuar nga drejtori Admir Abrija.



Skip to toolbar