Vrasja e Majollarit, gjykata rrëzon kërkesën e nënës

AKTUALITET


Gjykata e Apelit ka rrëzuar kërkesën e nënës së Marjo Majollarit, 28-vjeçari Majollari që u vra për motive gjakmarrje, pasi u kthye nga azili. Nëna e tij apeloi vendimin e gjykatës së shkallës së parë, që liroi për mungesë provash të dyshuarin për vrasjen e djalit të saj. Gjykata e Apelit pranoi kërkesën e Prokurorisë dhe pushoi hetimet ndaj Kastriot Gjuzit.

Gjuzi u lirua pak javë më parë, ndërkohë që pushimi i hetimeve u kërkua nga prokuroria, pasi nuk u siguruan provat ndaj tij. Gjykata e Tiranës vendosi të pushojë hetimet për Gjuzin më 29 maj, vendim që u kundërshtua nga familjarët e viktimës.

Prokurori argumentoi në këtë seancë (29 maj) se nuk janë gjetur provat materiale, si arma e krimit dhe për këtë nuk vërtetohen pretendimet. Ndërkohë, nëna e Majollarit duke folur për mediat ditën kur u mbajt seanca u shpreh e revoltuar dhe tha se do të apeloj vendimin. Më tej, ajo shtoi se pretendimi i prokurorisë për të gjetur armën 9 ditë pas vrasjes nuk qëndronte, ndërsa mohoi se ata familjarisht kanë probleme të tjera që mund të çonte në vrasjen e djalit të saj.

28-vjeçari Mario Majollari u vra më 10 prill të vitit të kaluar pranë banesës së tij. Policia këtë vrasje e konsideroi për motive gjakmarrje, pasi 18 vite më parë babai i Marjo Majollarit kishte vrarë vëllain e Kastriot Gjuzit.



Skip to toolbar