Teatri, Meta nxjerr videon e Ramës: Si e mbroja trashëgiminë kulturore

POLITIKË


Vetëm pak ditë pasi Partia Demokratike firmosi një marrëveshje me artistët të cilët nuk duan prishjen e Teatrit Kombëtar, Presidenti Meta ka deklaruar se do të mbështesë kauzën e tyre dhe aplikimin që Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit ka bërë në organizatën “Europa Nostra” për mbrojtjen e kompleksit të Teatrit Kombëtar dhe Teatrit Kombëtar Eksperimental.

Duke dashur të bindë se ka qenë shumë i zjarrtë kaherë në mbrojtjen e trashëgimisë kulturore, kreu i shtetit ka rrëmuar në arkivat për të gjetur ndonjë qëndrim, por në vend të qëndrimeve të tij si kryeministër, ai ka gjetur një qëndrim të Ramës, kur ishte ministër kulture. Sipas Metës, në këtë video, Rama konfirmon se 19 vite më parë kur Meta ishte në krye të qeverisë ka mbrojtur trashëgiminë e kulturës “Dëgjoni ju lutem kryeministrin aktual, z.Rama se si e konfirmonte këtë fakt në vitin 2000, kur shërbente me devocion të jashtëzakonshëm si ministër Kulture, në qeverinë që unë drejtoja”, ka deklaruar Meta.


Të dashur miq!Po ju njoh me faktin se dje i kam dërguar një letër Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit Kombëtar, për të konfirmuar mbështetjen time në aplikimin e saj drejtuar organizatës prestigjoze "Europa Nostra" për mbrojtjen e kompleksit të Teatrit Kombëtar dhe Teatrit Kombëtar Eksperimental.Po kështu të gjitha qëndrimet e mia në mbrojtje të trashëgimisë historike e kulturore të Tiranës, kanë qenë dhe janë në koherencë të plotë për këtë çështje prej 20 vitesh.Dëgjoni ju lutem kryeministrin aktual, z.Rama se si e konfirmonte këtë fakt në vitin 2000, kur shërbente me devocion të jashtëzakonshëm si ministër Kulture, në qeverinë që unë drejtoja.

Gepostet von Ilir Meta am Mittwoch, 31. Juli 2019



Skip to toolbar