Vrasja e Ramazan Matajt në Shkodër/ Arrestohen babë e bir, në pranga edhe dy të afërm të tyre

AKTUALITET


Është zbardhur vrasja e 33-vjeçarit, Ramazan Mataj e ndodhur në Dragoç të Postribës në Shkodër. Raportohet se për ngjarjen janë arrestuar 4 persona, mes tyre babë e bir. Njëri dyshohet të jetë autori kryesor dhe të tjerët bashkëpunëtorë.

Sipas informacioneve paraprake, njëri prej tyre është kapur në kufi, duke tentuar të largohet, ndërsa një tjetër në shtëpi. Policia dyshon se motivi i vrasjes së Ramazan Matajt kanë qenë probleme personale.

Mësohet se gjurmët e autorit të vrasjes janë ndjekur nga grupi hetimor përmes një qeni të Policisë, i cili i ka çuar deri në një farë distance. Zona ku ka ndodhur atentati nuk është e mbuluar me kamera sigurie, pasi vrasja ka ndodhur në një rrugë dytësore, në të cilën nuk gjenden banesa dhe as biznese.



Skip to toolbar