Vrasja e tre ushtarëve amerikanë, SHBA miraton sulmet kundër objektivave iraniane në Irak dhe Siri

BOTA


SHBA ka miratuar planet për sulme në Irak dhe Siri kundër objektivave të shumtë, përfshirë personelin dhe objektet iraniane.

CNN shkruan se sulmet do të vijnë si përgjigje ndaj vdekjes së tre ushtarëve amerikanë, si dhe plagosjen e disa të tjerëve në bazën Toëer 21 në veri të Jordanisë.

Pas vdekjes së tre ushtarëve amerikanë ka pasur reagime të forta nga politikanët, ku më i ashpër ka qenë ai i senatorit amerikan Lindsay Graham, i cili ka kërkuar që SHBA-ja të nisë sulmet ndaj Iranit. Ai i ka kërkuar administratës “të godasë objektivat me rëndësi brenda Iranit, jo vetëm si hakmarrje për vrasjen e forcave tona, por si parandalim kundër agresionit të ardhshëm. E vetmja gjë që kupton regjimi iranian është forca.”



Skip to toolbar