Pronari i lokalit në fshatin Mborje të Korçës dyshohet se është vrarë me thikë pasi në trupin e tij janë gjetur shenja dhune.
45 vjeçari i identifikuar me emrin Flamur Duci ka shkuar të hapë lokalin si çdo mëngjes por mësohet se persona të paidentifikuar ende i kanë zënë pritë dhe e kanë sulmuar me thikë duke e lënë të vdekur në vend.
Ai është gjetur pranë lokalit të tij nga bashkëfshatarët të cilët kanë njoftuar menjëherë policinë.
Viktima ka djegie në pjesën e sipërme të trupit çka dyshohet se autorët janë munduar t’i vënë zjarrin.
Viktima nuk rezulton të jetë person me precedentë panele, ndërsa nga banorët e zonës njihej si njeri i qetë dhe pa probleme.
“Më datë 19.12.2019, rreth orës 07.15, jemi njoftuar se në fshatin Mborje, pranë lokalit të tij është gjetur i pajetë nga bashkëfshatarët, shtetasi F.D., rreth 45 vjeç. Grupi hetimor ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes”, njofton Policia.