Shkatërrohet “Ndrangheta” në Itali, arrestohen 334 anëtarë të saj

#NËRADAR


Një operacion i madh policor është zhvilluar në Itali, ku janë ekzekutuar 334 urdhër ndalimi për persona të dyshuar si pjesë e organizatës kriminale “Ndrangheta”. Mediat italiane raportojnë se gjithsej janë 416 të dyshuar, por për momentin janë vënë në pranga 334 persona. Akuzat e ngritura ndaj të arrestuarëve lidhen me vepra të ndryshme penale: përfshirje në organizatë mafitoze, vrasje, zhvatje, uzurpim, titull i paligjshëm  i pasurive, pastrim parash dhe krime të tjetra të rënda nga mafia.

Në pranga janë vënë dhe figura publike në Itali, përfshirë ish-deputetin e Forca Italia, Giancarlo Pittelli, avokatin Gianluca Callipo, një kryetar komune, këshilltar rajonal etj. Në të njëjtën kohë, policia italiane është duke sekuestruar edhe një pasuri që kap vlerën e 15 milionë eurove. Hetimet, sipas mediave italiane, kanë zgjatur prej vitesh, ndërsa rezultatin ato e cilësojnë mbresëlënës.


Operacioni është zhvilluar pothuajse në të gjithë territorin e Italisë; Kalabri, Lombardi, Piemonte, Veneto, Liguria, Emilia Romagna, Toscana, Lazio, Sicilia, Puglia, Campania etj. Por, disa të dyshuar janë gjetur dhe arrestuar në Gjermani, Zvicër dhe Bullgari, ku forcat e policisë italiane kanë bashkëpunuar me ato të vendeve homologe. Në operacion janë angazhuar mbi 2500 efektivë të policisë italiane dhe strukturave të tjera ligjzbatuese.




Skip to toolbar