Vrasja për një vend parkimi, pranga të dyshuarit

Më të fundit


Policia e Kurbinit  ka bërë arrestimin e autorit të dyshuar të vrasjes së  24 vjeçarit V.SH, ndodhur  mbrëmjen e djeshme.

Si rezultat i punës  profesionale të bërë nga grupi i posaçëm hetimor i ngritur  nga Policia e Shtetit për zbardhjen e ngjarjes,   në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kurbin u bë e mundur që brenda një kohe të shkurtër  të zbardhej ngjarja si dhe të  identifikohej  autori i dyshuar i vrasjes.

Policia e Shtetit vijoi kontrollet e  pandërprera për lokalizimin dhe kapjen e autorit ku   falë edhe bashkëpunimit me familjarët  e autorit të dyshuar, në këto momente është bërë arrestimi i shtetasit E. K, 32 vjeç, banues Tiranë, si autor i dyshuar i vrasjes së 24 vjeçarit  pas një konflikti të çastit.

Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Pare Kurbin për veprime të mëtejshme hetimore, për veprat penale “Vrasje me dashje” dhe “Mbajtja pa leje e armëve dhe municioneve  luftarake”.



Skip to toolbar