Vrasje horror në Paskuqan, kunati vret kunatën me shkop druri në sy të vajzës

AKTUALITET


Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes në prag të mesnatës në Paskuqan ku Erdet Çapoku 34 vjeç ka vrarë me shkop druri kunatën e tij 30 vjeçare Enkeleda Çapoku dhe më pas është arratisur. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 23:40 të mbrëmjes së të enjtes, kur Erdet Çapoku kishte kaluar nga shtëpia e kunatës dhe pas një debati e ka goditur atë me një shkop druri, konfirmon policia dhe më pas është arratisur. Ngjarja e rëndë ka ndodhur sy të vajzës së viktimës e cila ka parë ngjarjen e rëndë.

Policia e Tiranës thotë se ngjarja ka ndodhur për motive të paqarta por dyshohet se shkak kanë qenë konfliktet brenda familjes.

Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje, dhe ka shpallur në kërkim policor shtetasin Erdet Çapoku, ndërsa grupi hetimor vijon punën për sqarimin e mëtejshëm të rrethanave të ngjarjes.

Autori i krimit


Skip to toolbar