Digjet “Land Roveri” në Fushë Krujë, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme

AKTUALITET


Rreth orës 1:00 të natës, në qytetin e Fushë Krujës, një mjet tip “Land Rover” është përfshirë nga flakët. Sipas Policisë, dyshohet se mjeti është lyer fillimisht me benzinë dhe më pas  i është vënë flaka.

Mjeti me targa AA 141 AA, që është djegur, ishte në pronësi të shtetasit me inicialet Xh.F. Ai ka bërë denoncimin në Polici ku dhe është shprehur se nuk kishte konflike me njeri.


Pronari i mjeti, gjithashtu, ka deklaruar se nuk kishte asnjë dijeni se pse i është djegur makina. Ndërkohë, policia është duke hetuar ngjarjen duke përfshirë edhe pistën e zjarrëvënies së qëllimshme.




Skip to toolbar