Zbardhet shkaku i sherrit me dy viktima në qytetin e Patosit, ku shkak është bërë lidhja e dashurisë e motrës së autorit të krimit. Lidhja e saj e re nuk pranohej nga vëllai ndaj dhe ai qëlloi mbi të dashurin e saj dhe shokun e tij.
Gjithçka ndodhi brenda pak minutave në ambientet e poliklinikës së Patosit.
Autori i krimit, Martin Skëndaj, 22 vjeç, kishte shkuar brenda qendrës shëndetësore për t’u sqaruar me një nga viktimat, Manol Rapaj, i dashuri i motrës së tij. Pasi kanë debatuar verbalisht, i riu ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar në drejtim të Rapajt, si dhe shokut të tij Elis Kapaj.
Ky i fundit humbi jetën në vend, ndërsa Rapaj pak minuta më vonë në spitalin e Fierit.
Motra e autorit të krimit, të arrestuar tashmë nga policia, më herët kishte qenë e martuar dhe pasi ishte divorcuar kishte nisur një lidhje me një nga viktimat, gjë për të cilin Martin Skëndaj nuk pajtohej.