Putin, në krah të Trump: Akuzat janë të stisura, nuk do shkarkohet

AKTUALITET


Presidenti rus Vladimir Putin i ka dalë në krah homologut të tij amerikan, presidentit Donald Trump, teksa tha në një konferencë për shtyp se akuzat ndaj tij janë “të stisura” dhe se Trump nuk do të shkarkohet.

Dhoma e Përfaqësuesve në Kongresin Amerikan votoi pro akuzave që fajësojnë Trump se ka shpërdoruar pushtetin dhe ka penguar punën e kongresit. Trump është presidenti i tretë në historinë e SHBA që do të dalë para senatit për t’u votuar nëse do të shkarkohet nga posti apo do të vijojë të jetë presidenti i SHBA.


Në konferencën për shtyp Putin u pyet nëse Rusia ka një strategji për vijimin e dialogut me SHBA tani në fund të presidencës së Trump. Ai u përgjigj se nuk mendon se Trump do të shkarkohet.

“Unë në të vërtetë dyshoj se po mbaron presidenca e Trump. Ai ende duhet të kalojë në Senat, me aq sa unë di republikanët kanë shumicën e votave në senat, kështu që nuk ka gjasa që ata do të duan të heqin përfaqësuesin e partisë së tyre për disa akuza të stisura”, u shpreh Putin të enjten në Moskë.

Mbrojtja e Putinit nga Trump është në përputhje me marrëdhënien e pazakontë, të ngrohtë që të dy udhëheqësit kanë formuar që nga viti 2017. Vitin e kaluar, Trump anoi nga Presidenti rus kur ai nuk pranoi të miratojë vlerësimin e qeverisë amerikane, sipas të cilës Rusia ndërhyri në zgjedhjet presidenciale të 2016, duke thënë në vend të kësaj se ai i besonte Putinit se qeveria e tij nuk përzihej në punët e brendshme të SHBA. Trump gjithashtu ka hedhur poshtë pretendimet e besueshme se Putini përdor dhunë kundër kundërshtarëve të tij, duke thënë në vitin 2015: “Unë nuk kam parë ndonjë provë që ai të ketë vrarë ndokënd”.

Putini shtoi të enjten: “Kjo është vetëm vazhdimi i betejës së brendshme politike. Demokratët humbën zgjedhjet dhe tani po përpiqen të gjejnë mënyra të reja duke akuzuar Trump për përplasje me Rusinë. Por atëherë rezulton nuk ka klauzolë. Kjo nuk mund të jetë baza për fajësim. Pas kësaj ata ngritën akuzën për presion ndaj Ukrainës. Unë nuk e di se çfarë është [presioni], por kjo varet nga kongresmenët”.

Trump është akuzuar për shpërdorim të pushtetit, për presion ndaj Ukrainës të cilës i kërkonte hetimin e djalit të rivalit politik, Joe Biden, që drejton një kompani të fuqishme në Ukrainë.




Skip to toolbar