Gjykata e Tiranës vendosi të lerë në qeli Julian Gjoshin, 27-vjeçarin e akuzuar për vrasjen e Alfred Dedjas. Në të njëjtin vendim gjykata urdhëroi kryerjen e një akt-ekspertimi psikik, pas pretendimeve të mbrojtjes për papërgjegjshmëri për shkak të varësisë nga lëndët narkotike.
Ngjarja ndodhi në 1 dhjetor, kur Julian Gjoshi vrau me armë zjarri 50-vjeçarin Alfred Dedja në një lokal Ndroq. Ai u vetëdorëzua në Polici një ditë pas ngjarjes pas bllokimit të rrugëkalimeve dhe pamundësisë për të qëndruar i fshehur.
Pista kryesore e hetimit mbetet prishja e pazareve të drogës. Autori dhe viktima janë persona me precedentë penalë.