Vrasja e teknikut të kondicionerit, dorëzohet në polici Griseldo Kusi

AKTUALITET


Është vetëdorëzuar në Policinë e Tiranës Griseldo Kusi, një nga dy vëllezërit e dyshuar për vrasjen e Indrit Çelaj në 22 gusht të këtij viti. Sipas News 24, Griseldo Kusi është vetëdorëzuar në polici në prani të avokatit të tij.

Ai dyshohet se në bashkëpunim me të vëllain e tij Albano Kusi, vranë Indrit Çelaj, që e kishin punësuar në shtëpinë e tyre për të riparuar kondicionerët. Ndërkohë, duket se pas presionit të policisë, Griseldo Kusi është vetëdorëzuar në komisariat për tu përballur me drejtësinë.

Në arrati prej katër muajsh mbetet i vëllai i tij Albano Kusi, ndërsa më herët ishte arrestuar babai i dy vëllezërve dhe disa persona të tjerë për mos kallëzim krimi.

Indrit Çelaj u vra më 22 gusht të këtij viti, kur ishte duke punuar në vilën e familjes Kusi duke rregulluar kondicionerët. Në një moment, një nga vëllezërit Kusi i kërkon llogari teknikut për një vrimë të hapur në mur, e cila u bë shkak për vrasjen e të riut.



Skip to toolbar