Vriten dy ushtarë izraelitë pranë kufirit me Libanin

BOTA


Dy ushtarë izraelitë janë vrarë pranë kufirit të vendit me Libanin, ka thënë ushtria izraelite. Mediat izraelite raportojnë se njëri u vra nga një dron dhe tjetri nga një raketë antitank e lëshuar nga Hezbollahu përtej kufirit.

Izraeli dhe Hezbollahu kanë vazhduar shkëmbimin e zjarrit pas shpërthimeve vdekjeprurëse në të gjithë Libanin të martën dhe të mërkurën.

Më herët, kreu i Hezbollah Hassan Nasrallah fajësoi Izraelin për sulmet ndaj pajisjeve të komunikimit, ku mbetën të vrarë disa persona dhe u plagosën më shumë se 3 mijë të tjerë.

“Izraeli u përpoq të vriste 4000 njerëz menjëherë,” tha Nasrallah, duke iu referuar sulmeve të së martës dhe të mërkurës.

“Ky është terrorizëm i pastër. Do t’i quajmë “Masakra e së martës” dhe “Masakra e së mërkurës”.

Këto janë krime lufte ose të paktën shpallje lufte”, shtoi ai./abcnews.al



Skip to toolbar