Presidenca serbe njofton se Aleksandër Vuçiç do të zhvillojë një vizitë dy-ditore në Tiranë në kuadër të takimeve me liderët rajonalë për takimin e radhës për mini-Shengenin Ballkanik.
Presidentit serb Aleksandar Vuçiç do të vizitojë të premten Shqipërinë dhe do të qëndrojë edhe të shtunën.
Në njoftim thuhet se Vuçiç do të takohet në Tiranë me liderë të tjerë të vendeve të Ballkanit perëndimor, ndërkohë që pritet të zhvillohet takimi i radhës për mini-Shengenin ballkanik së bashku dhe me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev.
Konfirmimi i kësaj vizite vjen një ditë pasi katër paritë kryesore në Kosovë i kërkuan kryeministrit shqiptar Rama të anulojë samitit e radhës të mini-Shengenit të parashikuar për të shtunën në Durrës.
Katër partitë parlamentare, LVV, LDK, PDK dhe AAK, kanë deklaruar se nuk mund të flitet për bashkëpunim rajonal me Serbinë për sa kohë ajo mohon krimet e kryera gjatë luftës.
