Vuçiç pas takimin me Scholz: Për herë të parë dëgjuam se kërkohet njohja reciproke me Kosovën 

KOSOVA


Pas takimit me kancelarin gjerman, Olaf Scholz, presidenti serb Aleksandar Vuçiç është shprehur në konferencën e sotme për media në Prishtinë se për herë të parë ka dëgjuar se dikush në Evropë kërkon njohje reciproke mes Kosovës dhe Serbisë.

Ai tha se kancelari Scholz “u tregua shumë i ashpër dhe qartë e me vendosmëri kërkoi që Serbia t’i bashkohet sanksioneve kundër Rusisë”.

“Sot dëgjuam se po kërkohet njohje reciproke, për herë të parë, këtë nuk e kemi dëgjuar nga Evropa deri më tani. Ishte një surprizë për ne, por Gjermania është e madhe, ne jemi të vegjël. Mbetet të shihet se si do ta trajtojmë këtë”, tha Vuçiç në një konferencë për shtyp me kancelarin gjerman të premten në Beograd, raporton “Nova”.

“Askush nuk ka folur ndonjëherë për njohje reciproke, përveç amerikanëve që e miratuan atë doktrinë saktësisht tri vjet më parë”, tha Vuçic.

Ai tha se gjërat po ndryshojnë në përputhje me atë që po ndodh “në disa pjesë të tjera të Evropës”.

“Nëse mendoni se duhet të na kërcënoni sepse ne po përpiqemi të ruajmë rendin e Kombeve të Bashkuara ose sepse duam të arrijmë një zgjidhje kompromisi, ne nuk kemi asgjë kundër”,tha Vuçiç, duke shtuar se Serbia kurrë nuk e ka refuzuar dialogun.

Kujtojmë se kancelari gjerman Scholz theksoi sot në Prishtinë se dialogu është shumë i rëndësishëm dhe se marrëveshja politike ndërmjet Kosovës dhe Serbisë duhet të zgjidhë edhe çështjen e njohjes së Kosovës.

“Kosova dhe Serbia përmes një marrëveshjes gjithëpërfshirëse të gjejnë një zgjidhje politike. Dialogu është rruga që i hap Kosovës perspektivën evropiane… E qartë është që marrëveshja duhet të zgjidh çështjen e njohjes së Kosovës.”

Vuçiq më tej tha se “Scholz u tregua shumë i ashpër dhe se qartë e me vendosmëri kërkoi që Serbia t’i bashkohet sanksioneve kundër Rusisë”.

“Ne folëm për situatën e përgjithshme politike në Evropë dhe në botë dhe ai qartë, me vendosmëri dhe ashpërsi na kërkoi t’i bashkohemi sanksioneve ndaj Rusisë”, tha Vuçiç.

Vuçiç tha se ka folur për lidhjet tradicionale ndërmjet Serbisë dhe Rusisë.

Ndërsa, kancelari gjerman, Olaf Scholz, tha se pret nga shtetet kandidate për anëtarësim në Bashkimin Evropian që t’i bashkohen bllokut në sanksionet kundër Rusisë për shkak të pushtimit të Ukrainës.

“Është e rëndësishme që sa më shumë vende t’i bashkohen sanksioneve, sepse është një instrument që ndihmon Ukrainën. Sanksionet janë shumë efektive, shumë më efektive pas sanksioneve të vendosura pas aneksimit të Krimesë në 2014”, tha Scholz.

“Paketa e gjashtë e sanksioneve të BE-së kundër Rusisë nuk do të zhduket vetëm pas luftës, por është një kusht për përmirësimin e situatës në mënyrë që Rusia të pranojë faktin se nuk mund të diktojë paqen, por duhet të negociojë dhe të bie dakord me Ukrainën për një marrëveshje që do të mbrojë integritetin e Ukrainës”, tha kancelari gjerman.



Skip to toolbar