Zhgënjen Kombëtarja, Izraeli na mund në shtëpi  

Më të fundit


Një tjetër rezultat zhgënjyes për Kombëtaren shqiptare në ndeshjen e dytë të vlefshme për Nations League.

Kuqezinjtë e Rejas janë mundur me rezultatin 1-2 në shtëpi nga Izraeli, për të lënë sërish një shije të idhët te sportdashësit shqiptarë.


Ndonëse e nisën ndeshjen si më superiore, djemtë e Shqipërisë treguan lodhje minutë pas minute, duke lëshuar territor për miqtë.

Kombëtarja kaloi e para në avantazh me një penallti të fituar nga Balliu në fund të pjesës së parë, e cila u shndërrua në gol nga Broja.

Pjesa e dytë solli një fytyrë krejt tjetër për kuqezinjtë, ndonëse kishin kontrollin e topit u gjetën të papërgatitur në golin e barazimit, i cili u shënua në minutën e 57 nga Solomon.

Reja tentoi të sjellë freski dhe grintë në lojë me ndryshimet, por asnjë gjë nuk ndryshoi. Në të 73-ën miqtë gjejnë dhe golin e dytë, duke sjellë heshtjen në Air Albania, pas një gafe të Etrit Berishës.

Ky i fundit ktheu në lojë një top që ishte jashtë, të cilin nuk e priti dot.

Tashmë pas dy ndeshjesh të luajtura për Nation League, Kombëtarja shqiptare ka grumbulluar vetëm 1 pikë dhe me sa duket do ta mbyllim në vendin e fundit.

Nuk ka si ndodh ndryshe, kur kemi si trajner , që është i fiksuar me mbrojtjen me 5 vetë dhe që nuk di ta bëjë këtë ekip, edhe pse në përbërje ka super talente, që kërkohen nga ekipet më të mëdha në Europë, duke nisur nga Broja, Asllani, Bajrami, Vrioni etj.

Na rroftë Edi Reja me skemën e tij arkaike me 5 mbrojtës dhe Armando Duka, që na bëri peshqesh një trajner të tillë.




Skip to toolbar