West Ham kërkon sulmuesin shqiptar të Bazelit

SPORT


Në orët e nxehta të merkatos në Angli, klubet janë duke bërë lëvizjet e fundit për të plotësuar organikën për sezonin e ardhshëm. Një nga klubet që kërkon të investojë në momentet e fundit është West Ham.

Londinezët kanë shënjestruar sulmuesin me origjinë shqiptare të Bazelit, Albian Ajeti. Futbollisti 22-vjeçar ka treguar të dhëna të shkëlqyera gjatë kësaj kohe në kampionatin zviceran dhe duket se është gati për të hedhur një hap të madh në karrierë.


Hammers kanë qenë në bisedime rreth 22-vjeçarit ndërkombëtar të Zvicrës dhe të mërkurën raportohet se janë duke punuar për të finalizuar një veprim para afatit të transferimit të enjten.

Bazeli mendohet se kërkon më shumë se 10 milionë euro për Ajetin, por West Ham shpreson që të arrihet një marrëveshje për ta bërë sulmuesin të tyre.

Basel përballet të mërkurën me LASK për kualifikim në Ligën e Kampionëve, por Ajeti ka një dëmtim të vogël dhe nuk pritet të luajë.

Ajeti shënoi 15 gola në 35 ndeshje për Bazelin sezonin e kaluar dhe ka shtatë pjesëmarrje ,e Zvicrën. Ai ishte një zëvendësues kur ata humbën 1-0 në Angli në një miqësore në Wembley shtatorin e kaluar.

Më parë për Ajetin kishte shfaqur interes edhe klubi i Aston Vilës, megjithatë për të kënaqur dëshirat ekonomike të Bazelit kanë menduar londinezët, të cilët kanë ofruar 10 milionë euro. Duket se palët janë pranë mbylljes së marrëveshjes dhe në orët në vazhdim mund të vijë edhe konkretizimi.




Skip to toolbar