Kjo ishte Tirana të shtunën. Në një anë, 60 mijë njerëz në koncertin e Kanye West, në anën tjetër rreth 2 mijë veta në bulevardin në protestë.
Më tepër se përballja e shqiptarëve, kjo ishte ndeshja e të rinjve, të cilët zgjodhën qartazi West-in, apo shqip perëndimin e tyre.
Numrat treguan se, vëmendja ishte e gjitha në Eagle Stadium në Kashar. Por ndasia më e madhe ishte ajo ideologjike.
Në Kashar këndohej rep amerikan, në bulevard këndohej “Bella Ciao”.
Reperi amerikan Kanye West ka shprehur më herët simpatinë për fashizmin e nazismin, por si një artist, që sidomos në politikë nuk i është marrë asgjë seriozisht, është tërhequr nga deklaratat e tij publike të cilat më tepër janë dukur për të marrë vëmendje.
Kurse në bulevard, aty ku protestuesit thonë se e kanë seriozisht, të shtunën në kor u këndua një këngë antinaziste dhe antifashiste që frymëzon edhe sot grupet më ekstreme të majta.
Por shfaqja e linjës së të majtës ekstreme në Shqipëri, nuk ka mbetur pa vëmendje. Disa ditë më parë, Ëashington Post, zbuloi se administrate Trump është mjaft e shqetësuar për grupet antifa dhe majtiste ekstreme në gjithë botën. Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio ka thirrur 60 ministra të lartë nga gjithë bota në një takim të mërkurën në Uashington.
Janë dërguar 20 kabllograma për të marrë informacion në ambasadat e shteteve të bashkuara të amerikës nëpër botë, dhe një prej shteteve ku ka mbërritur ky kabllogram është edhe Shqipëria.
Nuk duket rastësi mbërritja e këtij kabllogrami në Shqipëri, pasi protesta mbi 40 ditore filloi për të kundërshtuar investimin e dhëndrit të Presidentit të SHBA, Donald Tramp në Zvërnec, ndërsa pas kaq javësh ka marrë tërësisht prapavijë politike.
Ndërsa vetë qeveria shqiptare me kryeministrin Edi Rama, janë të qartë se lufta hibride ndaj Shqipërisë, përvecc vendeve armiqësore dhe konkurrente, ka si prapavijë armiqtë politikë nëpër botë të Donald Trump.
