William dhe Harry me bashkëshortet e tyre së bashku pas dy vitesh

BOTA


Vetëm për një moment ishte si ta ktheja kohën pas. William dhe Harry, krah për krah me gratë e tyre, duke rrezatuar atë lloj vullneti të mirë që ne të gjithë dikur e merrnim si të mirëqenë.

Ishte thuajse sikur ajo lidhje vëllazërore e dashurisë, që ka munguar gjatë dy viteve të fundit ishte kthyer disi si me magji.


Sigurisht që ishte e sikletshme dhe nganjëherë të dy dukeshin të sforcuar, me Harry-n veçanërisht hezitues teksa nderuan kujtimin e gjyshes së tyre duke përshëndetur dashamirësit dhe duke parë lulet jashtë portave të Kështjellës Windsor të shtunën pasdite.

Për kaq shumë vite, mbështetja e tyre e ndërsjellë kishte qenë një pjesë e qëndrueshme dhe e dashur e historisë mbretërore, por ai besim dhe varësia e përbashkët, e krijuar nga humbja tragjike e nënës së tyre në adoleshencën e hershme, ishte zhdukur si pasojë e ndarjes së hidhur të Harry-t dhe Meghan-it nga Familja Mbretërore.

Në vend të asaj situate të njohur dikur ishte heshtja, inati dhe zemërimi. Asgjë që dukej se nuk mund ta shëronte përçarjen as përgjërimet e familjes dhe miqve madje as atësia, një pasion i përbashkët për të dy – deri në atë ribashkim të papritur publik në fundjavë.

Për 45 minuta, të dy çiftet lëvizën mes turmave, duke shtrënguar duart, duke pranuar ngushëllimet dhe lulet të cilat i vendosën në grumbullin në rritje të homazheve, ndërsa falënderuan publikun për mirësinë e tyre.

Ishte, sigurisht, një jehonë e fuqishme e imazheve të ngjashme nga një çerek shekulli më parë, kur, pas vdekjes së Princeshës Diana, vëllezërit përshëndetën vajtuesit jashtë Pallatit Kensington.

Edhe në fund të ecjes së tyre, ndjenja e bashkimit vazhdoi. Të katër hipën në të njëjtën makinë dhe me Williamin në krye në timon, u nisën në Long Walk në drejtim të Frogmore Cottage, shtëpinë e vëllait dhe kunatës së tij në Mbretërine e Bashkuar.

Pyetja mbrëmë ishte nëse ky moment i rrallë uniteti premton diçka më shumë sesa thjesht simbolikë. A është vërtet një pajtim apo fillimi i një të tillë – apo ishte thjesht një armëpushim?

Sigurisht, rëndësia e tij për vitalitetin afatgjatë të monarkisë nuk mund të nënvlerësohet. Fotot e Princit dhe Princeshës së re të Uellsit dhe Dukës dhe Dukeshës së Sussex-it ia dolën të nderonin shpalljen e mbretit Charles si monarku i ri, një kujtesë, që djemtë e tij dhe grave të tyre janë pranë tij.

Sipas një burimi: “Kjo ndodhi shumë shpejt – me të vërtetë mbresëlënëse duke pasur parasysh se ata nuk e panë njëri-tjetrin në Skoci”.

Gjesti ishte sigurisht vendimtar. Një gjë që kemi mësuar është se kjo nuk është bërë nga babai i tyre siç u raportua gjerësisht gjatë fundjavës. Një burim mbretëror tha se ky “absolutisht nuk ishin rasti”. ‘As nuk është e vërtetë që Uilliam veproi vetëm pasi mësoi se Harry po përshëndeste turmat, në shoqërinë e një ekipi televiziv’, tha një burim.

Megjithatë, shëtitja ishte planifikuar fillimisht për orën 16:30, por u shty për 45 minuta pasi vëllezërit komunikuan me njëri-tjetrin, duke përforcuar në momentin e fundit paqen mes tyre.

Por me siguri nuk mund të jetë rastësi që në fjalimin e tij të parë televiziv si Sovran të Premten, Charles shprehu dashurinë e tij për Harry-n dhe Meghan-in. Kjo duhet ta ketë inkurajuar Uilliam-in në rrugën e tij të veprimit.

Uilliam, kuptohet, kishte mendimin se në këtë kohë zie kombëtare duhej një shfaqje uniteti për respekt ndaj Mbretëreshës. Siç tha një burim i brendshëm: “Ditët në vijim do të jenë jashtëzakonisht intensive dhe kalimi i tyre pa shpërqendrim mund të jetë vetëm një gjë e mirë.”

Por a ishte diçka më shumë se pragmatizmi? Në kohën e funeralit të Princit Philip në prill të vitit të kaluar, vëllezërit u nxitën të përpiqeshin të zgjidhnin mosmarrëveshjet e tyre dhe kishte shpresë kur, menjëherë pas shërbimit, ata u fotografuan duke lënë kapelën e Shën Gjergjit krah për krah për t’u kthyer në kështjellë.

Por optimizmi ishte i gabuar dhe përçarja mbeti. Në muajt e kaluar, gjërat nuk janë përmirësuar dhe duket se kjo marrëdhënie mund të shpëtohet, “William e do vëllanë e tij, por ka një çështje besimi që e pengon bashkimin e tyre”, thotë një burim.

Është kjo çështje që përfundimisht do të vendosë nëse shëtitja e së shtunës paralajmëron një ndryshim në marrëdhënien e vëllezërve apo është thjesht një pushim i përkohshëm.




Skip to toolbar