Xhaçka përplas PS me Kushtetuesen/ Zheji: Ka qenë bashkëpunuese me drejtësinë! Minxhozi: Qeveria mund të goditet sërish

Më të fundit


Në emisioni “Real Story” në ABC News, analistët Skëndër Minxhozi dhe Artur Zheji komentuan edhe çështjen mbi mandatin e deputetes socialiste Olta Xhaçka.

Opozita shpreh ka akuzuar mazhorancën se po mbron ish-ministren, ndërsa kërkojë që t’i hiqet mandati. Gjatë bisedës në studio, Zheji u shpreh se kjo çështje nuk mund t’i dërgohet si ‘qengj i therur drejtësisë”.


“Ka mbajtur pozicione shumë të rëndësishme dhe ta sharrosh si personazh nga kolegët nuk shkon. Pra dorëzosh si një qengj të therur drejtësisë, sikur nuk shkon. Nuk është një përjashtim, por nuk ka asnjë rrezikshmëri për t’u larguar, ka qenë e hapur për drejtësinë. Një shteti që i thotë vetes shtet serioz, ka nevojë për disa doreza për trajtimin e personazhit. Epoka Rama mbaron, kur ai vendos vetë të mbarojë”, tha Zheji.

Ndërsa analisti Skënder Minxhozi theksoi se Olta Xhaçka ka mbajtur poste shumë të rëndësishme dhe se çështja e saj është më e komplikuar edhe për shkak të situatës familjare.

Megjithatë Minxhozi, nisur nga zhvillimet e fundit politike, shtoi se nuk përjashtohet mundësia që qeveria “të goditet sërish”.

“Dy postet që ka mbajtur zonja, kanë qenë shumë i ekspozuar. Në rastin e zonjës Xhaçka situata komplikohet edhe për shkak të situatës familjare që ajo ka, në raport me drejtësinë. Rasti Xhacka, dhe Rama e ka siklet dhe shumë bezdi sepse ku bëhet fjalë për fusha si turizmi, ai të sfidohet edhe nga drejtësia. E shoh si bezdi. Rama ka reaguar keq, por Rama sheh edhe një gjë, që përveç se ministrja ka pasur poste të rëndësishme, po afrohen zgjedhjet dhe lista rrezikon të zgjatet pasi fjalët janë që qeveria mund të goditet sërish gjatë rrugës deri në zgjedhjet e ardhshme. Në fusim edhe Bashkinë Tiranë, zbritja në fushë e Ramës është për të thënë që ky është një territor i limituar, dhe unë them që numri është pasardhësi politik i dizajnuar i Ramës, kur Rama të vendosë të ikë, nëse situatat do të jenë siç i lexojmë ne sot”, tha ndër të tjera Minxhozi./abcnews.al/




Skip to toolbar