Xhaka merr “hak”, Zvicra zbret nga “froni” kampionët e Evropës

Më të fundit


U dominuan totalisht. “Të Kaltërit” e Italisë janë të eleminuarit e parë, në fazën e 1/16-ve, të Kampionatit Evropian të futbollit, Euro 2024, me kampionët e edicionit të shkuar, që u mundën me rezultatin e pastër, 2 me 0, nga “Helvetët” e Zvicrës, në sy të 68.172 të pranishmëve, në “Olympiastadion”, të Berlinit.

Nga një gol, në secilën pjesë mjaftoi që Xhaka me shokë të siguronin fitoren e madhe, teksa fillimisht ishte mesfushori i Bologna, Remu Freuler, që gjeti rrugën e rrejtë, në minutë ne 37’-të dhe me fillimin e fraksionit të dytë, të sfidës, “fantazisti” i sulmit, Ruben Vargas dyfishoi shifrat, duke i dhënë Italisë, “puthjen e lamtumirës”.


Megjithatë, përveç “biletës” së çerekfinales, kjo fitore merr edhe më shumë vlerë, për kapitenin Granit Xhaka, me Italinë, që ishte një prej “shkaktarëve”, të eleminiminit të Kombëtares sonë, nga Euro 2024, teksa na mundën mbrëmjen e 15 qershorit, në “Signal Iduna Park”, me rezultatin e ngushtë, 2 me 1.

Ndërkaq, siç theksuam edhe në rreshtat më sipër, “Helvetët” e Murat Yakin janë çerekfinalistët e parë, të Euro 2024, me zviceranët, që tashmë do të presin fituesin e çiftit Angli-Slloveki, me “Tre Luanët” e Southgate, që pritet të jenë kundërshtari i mundshëm i tyre, në përballjen e 6 korrikut, e cila do të zhvillohet, në “Merkur-Spiel Arena”, të Dyseldorfit. /i.m /abcnews.al




Skip to toolbar