Rrugëtimi perfekt i Bayern Mubich përfundoi në transfertë përballë Hoffenheim, aty ku kampionët absolut pësuan humbjen e parë pas afro 9 muajsh. Më shumë se sa rezultati, ajo sfidë pati një kosto të madhe për bavarezët teksa duhet të bëjnë pa shërbimet e Leroy Sane për të paktën 3-4 javë. Sulmuesi gjerman, i afruar me aq shumë bujë, tradhtohet sërish nga fiziku i tij teksa pësoi një tërheqje në gju, dëmtim ky i konfirmuar edhe nga trajneri Flick:
“Sane është dëmtuar, shpresojmë të rikthehet pas pauzës së kombëtares, ka pësuar një dëmtim në gju”, u shpreh Flick në konferencë për shtyp. Shqetësuese është dhe situata që rrethon një tjetër titullarë, bëhet fjalë për David Alaba.
Mbrojtësi ka shfaqur një paraqitje të dobët në ndeshjet e fundit, shumë larg pritshmërisë, ndërsa së fundmi ka pësuar dhe një dëmtim muskulorë. Sipas mediave gjermane, e ardhmja e tij e pa qartë ka pasur një ndikim shumë të madhe edhe në lojë pasi Bayern Munich ka vendosur të refuzoj çdo ofertë, pavarësisht se rrezikojnë ta humbasin me parametra zero sezonin e ardhshëm.