Thiago Alcantara i Liverpool, rezulton pozitiv me COVID-19

BUNDESLIGA


Pasi fitoi 3 trofe me Bayern, Bundesligën, DfB Pokal dhe Champions League, Alcantara pushoi pak,  Thago Alcantara u transferua menjëherë tek Liverpool në Premier League, por duket se 2020 nuk është viti i tij.

Braziliani i natyralizuar si spanjoll, debutoi me Liverpool ndaj Chelsea, ku luajti 45 minuta, shkaktoi një penallti, dhe theu rekordin historik si futbollisti me më shumë pasa brenda një pjese 45 minuta, 75 të tilla, rekord ky që kur ka nisur regjistrimi i pasimeve në Angli.


Por pas këtij suksesi, Thiago u dëmtua dhe ka munguar në dy ndeshje me Liverpool. Kurse tashmë është infektuar dhe nga COVID-19, dhe duket se 29-vjeçari do të mungojë edhe për pak.




Skip to toolbar