Zbulimi i jashtëzakonshëm, burgeri i McDonald nuk dekompozohet

AKTUALITET


Kur McDonald’s mbylli të gjitha restorantet e tij në Islandë në 2009, një burrë vendosi të blejë hamburgerin e tij të fundit me patate të skuqura. “Unë kisha dëgjuar që McDonald nuk dekompozohej kurrë, kështu që thjesht desha të shoh nëse ishte e vërtetë apo jo”, tha Hjortur Smarason për AFP. Këtë javë, bëhen 10 vjet që kur është blerë hamburgeri i fundit i McDonld në Islandë, i cili është ekspozuar në një kuti qelqi, dhe duket sikur të jetë bërë vetëm një ditë më parë.

Kureshtarët mund të shohin burgerin dhe patatet e skuqura në Snotra House, një bujtinë në Islandën e jugut. Hamburgeri ka qëndruar i padekompozuar për dhjetë vjet, ai nuk ka myk, ndërsa i vetmi vjetërim është amballazhi prej kartoni me logon e McDonald.

Pronarët e bujtinës ku është ekspozuar hamburgeri, thonë se kanë ardhur njerëz nga e gjithë bota për të parë ushqimin, ndërsa në rrjetet sociale ka mijëra shikime çdo ditë. Hjortur Smarason, personi që e bleu haumburgerin e fundit të McDonald në Islandë, e mbajti atë fillimisht në një qese plastike. Tre vjet më pas, ai zbuloi se ushqimi ishte i padekomopozuar, ndaj vendosi t`ia dhuronte atë Muzeut Kombëtar të Islandës.

Hjortur Smarason bëhet personi i dytë që provoi këtë eksperimet pas Karen Hanrahan, që bleu një hamburger në vitin 1996 dhe 14 vjet më vonë ai tha se “hamburgeri dukej si ditën që e bleu atë në dyqan”.  

McDonald’s komentoi në 2013 se “në mjedisin e duhur, burgerat tanë, si shumica e ushqimeve të tjera, mund të dekompozohen”, por që në mungesë të lagështirës, ata nuk kishin “të ngjarë të dekompozoheshin”. Lektori i shkencës ushqimore në Universitetin e Islandës, Bjorn Adalbjornsson, konfirmoi këtë shpjegim, duke i thënë AFP-së se pa lagështi, “ushqimi thjesht do të thahet”.



Skip to toolbar