Gjatë hedhjes së shortit të Euro 2024 të së shtunës pasdite në Filarmoninë Elbe në Hamburg, Gjermani, zyrtarët e UEFA-s mbetën të shtangur teksa në sfond u luajt një audio nga filmat erotikë.
Prezantuesit u përpoqën për të vijuar zhvillimin e shortit sikur asgjë nuk kishte ndodhur, edhe pse kjo audio u dëgjua nga miliona njerëzit që po shikonin live shortin.
Pavarësisht se u përpoqën të qëndronin profesionistë, ato e patën të vështirë për të qëndruar serioz dhe iu shpëtoi një buzëqeshje.
Nuk kaloi shumë kohë dhe autori mori përgjegjësinë, e kësaj ngjarjeje që do të hyjë në historinë e futbollit. Ai është Jarvo69, i njohur si Daniel Jarvis, një emër jo pak i njohur.
Kjo sepse arriti të bënte të njëjtën shaka edhe gjatë mbulimit të drejtpërdrejtë të BBC të ndeshjes së raundit të tretë të FA Cup midis Wolves dhe Liverpool në janar.